Tramp deri tek Ivanov: Marrëveshja e Prespës hap rrugën drejt NATO-së dhe BE-së

Marrëveshja e Prespës e hap rrugën e Maqedonisë deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, i shkroi presidenti amerikan Donald Tramp kolegut të tij nga Maqedonia Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori.

Marketing

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U dëshiron çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Tramp në urimin, të publikuar sot nga Ambasada amerikane në Shkup.

Marketing