Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet (FOTO)

Janë renovuar zyrat në Njësinë Amë – Gjore Petrov të cilat ishin trashëguar në gjendje mizore dhe me kushte minimale për punë. Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu i cili ka publikuar fotot e gjendjes së zyrave para se të marrë detyrën dhe pasi janë renovuar.

Marketing

Njoftimi i plotë i Fazliut:

Siç e kemi premtuar në fillim të mandatit, po punojmë për të krijuar kushte më të mira pune për të gjithë punonjësit në Drejtorinë e Librave Amë.

Në fotot më poshtë mund të shihni zyrat që i trashëguam në Njësinë Amë Gjorçe Pertrov dhe transformimin që kemi bërë me përkushtim dhe përgjegjësi.

Me vepra, jo vetëm me fjalë – sepse besojmë se çdo hap drejt përmirësimit të kushteve të punëtorëve vlen!