Transmetim i drejtpërdrejtë i seancave të këshillit në komunën e Sarajit

➡️ Për të hapur mundësi të reja për transparencë, aksesueshmëri dhe digjitalizim, komuna e Sarajit ka instaluar pajisjet teknologjike për transmetimin e mbledhjeve të këshillit, duke mundësuar që në faqen zyrtare të komunës Komuna Saraj-Municipality of Saraj-Општина Сарај, banorët të kanë akses në kohë reale për proceset legjislative në komunën tonë.
💻 Gjithashtu në kuadër të iniciativës për digjitalizim, kemi shpërndarë Laptop për çdo këshilltarë, ku ata pranojnë materijalet e seancave dhe që mund ti shfrytëzojnë për punën e këshillit gjatë mandatit të tyre.
– Ky investim jo vetëm që rrit përkushtimin tonë ndaj transparencës, por gjithashtu shërben për banorët, që ata të qëndrojnë më të informuar për çështjet lokale.

Marketing