Me rastin e manifestimit “Nata e Bardhë”, qytetarët do të mund që të përdorin transportin publik falas, informojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – NQP-Shkup.
Një pjesë e linjave të natës do të jenë në funksion; – 2, 5, 7, 22, 24, 41, 50, 57 dhe 65 C. Transporti falas, siç sqarojnë që nga NQP, do të vlejë prej orës 18, deri të nesërmen në ora 05:00.