Transporti publik, mungesë të 40 autobusëve

Ndërmarrja e Transportit Publik të Shkupit përballet me numër të pa mjaftueshëm të autobusëve për të plotësuar itinerarin e vozitjes.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj Ndërmarrjeje, Dragi Kushovski, në një intervistë për agjencinë MIA-n, duke u bëri thirrje institucioneve t’u dalin në ndihmë transportit publik të kryeqendrës.

“Orari i vozitjes ndryshon në varësi të asaj se sa autobusë ka në dispozicion Ndërmarrja e Transportit Publik në baza ditore.”, thot Kushovski, duke bërë të ditur se ndërmarrja përballet me mungesë prej 40 autobusësh për të plotësuar itinerarin veror të vozitjes.

“Për momentin, kjo ndërmarrje ka rreth 190 autobusë, ndërsa janë të nevojshëm 235 autobusë për të plotësuar orarin veror të vozitjes.”

Drejtori pohon se të gjithë autobusët që funksionojnë janë teknikisht të saktë, i nënshtrohen inspektimit teknik çdo gjashtë muaj dhe kontrollohen rregullisht, por siç tha ai, ata janë të vjetër më shumë se 13 vjet dhe në vazhdim mund të ndodhë çfarëdo defekti

Marketing