Në shumë nga autobusët e transportit publik në kryeqytet tejkalohet numri i lejuar i pasagjerëve. Kjo shihet edhe në këto fotografi të postuara në rrejtët sociale nga qytetarë të revoltuar. Në fotografitë në fjalë të bëra brenda njërit prej autobusëve me numër 19, shihet se si pasagjerët janë “ngjitur” pranë njëri-tjetrit për të bërë pak vend për akoma më shumë pasagjerë. Protokolli për mbrojtje nga virusi korona, sipas të cilit në asnjë nga autobusët nuk duhet të tejkalohet 75 % e kapaciteteve, qartazi është shkelur. Shumë të moshuar, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga virusi korona, nuk kanë mundësi tjetër për transporti. Thonë se ngjiten në autobus, por me frikë për shëndetin e tyre.
“Jo pak, por shumë grumbull njerëzish ka nëpër autobusë. Ka shumë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Ka pak autobusë. Tani nuk udhëtoj shumë shpesh, që kur nisi pandemia”
“ Ka shumë njerëz brenda? – Ka, si nuk ka. Plot. Ndoshta ka 50-60 persona. A keni frikë? – Sigurisht. Dëgjojmë se në ditë infektohen nga 200 njerëz, tani a është e vërtetë a jo, një Zot e di.”
“Ka ka, 57-ta sidomos është përplot.Shoh nuk mbajnë as maska as asgjë. Them pse nuk mbani maska, më thonë nuk është asgjë ajo. Unë kam frikë për shëndetin. E mbaj maskën që kur na është thënë.”
“Ka në mëngjes sidomos kur shkojnë në punë. Më së shumti ka në mëngjes dhe rreth orës 1 ose dy kur disa kthehen nga puna. Kur ka shumë njerëz nuk ngjitem në autobus.”
Nga Ndërmarrja për Qarkullimit Publik, thonë se transporti është organizuar sipas nevojës së shfrytëzuesve. Të dhënat i sigurojnë në bazë të numrit të pasagjerëve të regjistruar në sistem përmes biletave elektronike. Megjithatë, disa shofer, jashtë kamerës na informuan se në sistem numri i qytetarëve mund të figuroje më i vogël, sepse disa prej atyre që udhëtojnë nuk paguajnë bileta. Nga NQP thonë se fluksi gjatë ditës shkaktohet edhe për shkak të vonesave të autobusëve që vijnë si rezultat i trafikut apo punimeve të sektor të caktuar rrugore.
NQP i respekton masat për mbrojtje nga virus korona dhe asgjë nuk bëhet pa planifikim, por duke shqyrtuar situatën faktike në terren. Numri i legjitimimit në disa orare të caktuara tregoi se ka lindur nevoja dhe pikërisht për këtë arsye para dy ditësh rendi i transportit është tredimensional. Nëse deri dje ishte në funksion orari i së shtunës, tani kemi vënë në zbatim rendin veror të transportit., apo thënë ndryshe në oraret më të ngarkuara është rritur numri i autobusëve”-tha Despina Trajkovska Dimova, NQP.
Në terren vërejtëm se shkelet edhe një tjetër pikë e protokollit për transport publik, sipas të të cilit qytetarët që ngjiten në autobus dhe ata që zbresin duhet ta bëjnë këtë gjë duke përdorur dyer të ndryshme. Maska, sigurisht, duhet të mbajnë të gjithë, pa përjashtim./Alsat-M/