NQP kumtoi se nesër (17 prill) transporti publik do të realizohet në dy ndërrime, prej orës 5 deri në orën 9, e më pas prej orës 13:00 deri në orën 16, por sipas itinerarit të së dielës.
Shembull për rishikim, në pajtim me itinerarin e së dielës, linja 5 fillon të qarkullojë prej orës 5:10, më pas realizohen të gjitha terminet deri në terminin e fundit në orën 9:00, përkatësisht 5:35, 6:00, 6:25, 6:43, 7:01, 7:19, 7:37, 7:55, 8:13 dhe 8:31, më pas vazhdon 12:43, si termin i parë i cekur prej orës 13:00, më pas 13:01, 13:19, 13:37, 13:55, 14:13, 14:31, 14:49, dhe i fundit i cekur para orës 16:00, 15:07.
Nesër do të jenë kujdestare dy pikat shitëse të biletave dhe një qendër për personalizim. Prej orës 7:20 deri në orën 14:00 do të punojnë pikat shitëse të biletave në Tregun e Gjelbër dhe në Gjorçe Petrov, ndërsa në periudhën e njejtë do të jetë e hapur edhe qendra për personalizim në Qendrën e transportit.
Shërbimet e NQP Shkup mund të blihen edhe në mbi 100 trafika dhe markete, pjesë e rrjetit sekondar shitës të NQP Shkup.
Në pajtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes të të gjithë qytetarëve në periudhë prej orës 16:00 të premten, e deri në orën 5:00 të martën (21 prill), transporti publik nuk o të funksionojë. Në periudhën e njejtë të mbyllura do të jenë të gjitha pikat shitëse të biletave dhe qendrat për personalizim të NQP SHkup, qëndron në kumtesë.