Masa për transport publik falas e cila u shpall të hënën, nga sot ndërpritet dhe transporti sërish është me pagesë.
Ky vendim u miratua dje pas informatës nga Ministria e Ekologjisë se gjendja me ndotjen e ajrit është përmirësuar.
Ndryshe kujtojmë se masa për transport publik falas u miratua më 27 dhjetor, si masë preventive kundër ndotjes së ajrit.