Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të kumtohet aktgjykimi për lëndën “Transportuesi”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe rreth 20 persona të tjerë.
Të akuzuarit ndiqen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.
Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.