Disa nga transportuesit privat në transportin publik të qytetit në Shkup sot dhe nesër do të qarkullojnë vetëm deri në orën 10 të mëngjesit, e më pas do të vendosin se çka do të bëjnë më tutje.
Ata kërkojnë financa në mënyrë që të mund të vazhdojnë t’u shërbejnë qytetarëve me automjetet e veta dhe thonë se, prej janarit, kur kanë marrë vetëm një pjesë të mjeteve, nuk u janë paguar mjetet për shërbimin e ofruar qytetarëve, për ç’shkak tashmë nuk kanë para për derivate dhe për mirëmbajtje të automjeteve.
“Deri të premten do të qarkullojmë vetëm deri në orën 10, e më pas do të vendosim çka të bëjmë”, deklaroi dje për MIA-n Oliver Petrushevski.
Theksoi se disa nga transportuesit patën takim me drejtorin e shkarkuar të NQP-Shkup, ku u premtoi se gradualisht do t’ua paguajë mjetet e mbetura dhe se deri në shtator plotësisht do t’ua paguajë borxhin. Për momentin, theksoi, nuk kanë kurfarë paralajmërimi se çka do të ndodhë pas shkarkimit të tij dhe emërimit të drejtorit të ri të NQP-së.