Ballina Aktuale Transportuesit tërheqin një pjesë të bllokadave, do të protestojnë afër Qytetit të...

Transportuesit tërheqin një pjesë të bllokadave, do të protestojnë afër Qytetit të Shkupit

Transportuesit privatë edhe sot vazhdojnë me bllokimin e komunikacionit në Shkup, por sipas paralajmërimeve, prej orës 10:00 sot në mëngjes, autobusë të tyre do të ketë vetëm në bul. “Ilinden”, ndërsa do t’i lirojnë për lëvizje udhëkryqet afër QT “Mavrovasja” dhe Kryqi i Kuq. Me rreth 200 autobusë të parkuar në këto tre pika transportuesit nga e hëna vendosën bllokada duke kërkuar pagesë të borxhit nga Qyteti i Shkupit dhe NPQ.

Marketing

Transportuesit dje në takim koordinues vendosën prej orës 10:00 t’i dislokojnë autobusët prej nga “Mavrovasja” dhe Kryqi i Kuq dhe të drejtohen në bul. “Ilinden”, në shtrirjen prej prapa Qeverisë drejt Karposhit deri tek “Alumina”. Shkak për debllokadat, siç thonë, është të bëhet presion më i madh ndaj Qytetit të Shkupit në mënyrë që t’u paguhet borxhi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të kërkojnë sërish takim me autoritetet e qytetit, Kema Muriq nga “Slloboda prevoz” tha se Arsovska nuk ka ndër mend të bisedojë me ta, sepse, siç theksoi, nuk i ka argumentet. Paralajmëroi se do të kërkojnë ndihmë drejtpërdrejtë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Nga Qyteti i Shkupit pardje kumtuan se do të shpallet konkurs i ri për transportuesit privat të autobusëve në linjat me numër 20 dhe 22.

Pushteti dhe opozita edhe dje dolën me akuza të ndërsjellta për kaosin në komunikacion të shkaktuar nga bllokadat e transportuesit privat.

Nga LSDM përmes kumtesës theksuan se tërheqja e pjesërishme e bllokadave në kryeqytet nuk do të thotë edhe zgjidhje për kolapsin në transportin publik në Shkup, të cilin, theksojnë, e krijoi VMRO-DPMNE-ja e paaftë.Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërkaq, kërkoi që pushteti dhe kryesia e Qytetit të Shkupit të reflektojnë zgjidhje për problemet e transportuesve privat të autobusëve dhe të “ndalohet me politikën ndaj qytetarëve”. Paralajmëroi se VMRO-DPMNE do ta mbështetë çdo zgjidhje që është në interes të qytetarëve dhe të shkupjanëve.

Exit mobile version