Trase të ndryshme për tetë linja të autobusëve në Butel

Për shkak të asfaltimit të rrugës të një pjese në bulevardin “Hrisitjan Todorovskit Karposh” në Butel, prej sot linjat e autobusëve 8, 47, 57, 57A, 61, 47A dhe 71 do të lëvizin sipas një traseje tjetër rrugore nga e zakonshmja, informojnë nga NQP.

Marketing

Automjetet e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” do të kthejnë majtas nga rruga “Ferid Bajram”, më pas djathtas nga rruga “Kemal Sejfulla”, ndërsa prej atje secili do të vazhdojë trasenë e zakonshme.

“Pritet që regjimi i përkohshëm i qarkullimit të zgjatë shtatë ditë”, thuhet në kumtesën e NQP-së.

Marketing