Trashëgimia Kulturore/ Shqipëria çon katër vepra në Unesco

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale, ka përzgjedhur katër dukuri shqiptare, për t’i kandiduar si “kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit” në Unesco. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Kulturës , Elva Margariti.

Marketing

Me anë të një statusi në “Facebook”, Margariti shprehet se janë përzgjedhur, “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut” etj.” “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

Postimi i Elva Margaritit:

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale miratoi katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Dhe bëhet fjalë për: -“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” -“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” -“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj-“Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

Tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit.

#trashëgimikulturore

#traditë

#digjitalizim