Tre burra bëhen bashkë për ta rrahur një grua në Suharekë

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Suharekës.

Marketing

Në qytetin e Suharekës tre persona janë bërë bashkë për ta rrahur një grua njofton Policia e Kosovës,

Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete kanë rrahur një femër të vetme, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.