Tre ditë zie për tra’gjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje, ka bërë të ditur kryeministri Milojko Spajiq.

Marketing

Ai gjithashtu kërkoi që të gjitha ngjarjet në të gjithë shtetin të anulohen.

“Tragjedia e tmerrshme na goditi të gjithëve. Tani për tani, të gjitha ekipet e policisë, gjithçka në dispozicion, janë në Cetinje. Po kërkojmë autorin, jemi në rrugën e duhur”, tha Spajiq për RTCG.
Spajiq tha se katër persona janë lënduar rëndë dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tyre.

Ai tha se nesër pritet të mbahet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku do të shqyrtohen të gjitha modulimet, përfshirë edhe ndalimin e plotë të përdorimit të armëve.

“Kjo është një tragjedi që duhet të na bëjë të pyesim veten se kush mund të ketë armë në Mal të Zi, si sport, ashtu edhe gjueti, ne kuptojmë gjithçka, por duhet të shtrëngohen më shumë kriteret dhe dënimet për ata që posedojnë armë pa leje, që mbajnë armë ilegalisht. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht”, tha Spajiq

Marketing