Anglia luan sot sfidën e parë në Botërorin e Katarit. “Tre Luanët” e Gareth Southgate sfidojnë Iranin në “Khalifa International Stadium”, teksa pjesë e grupit B janë edhe SHBA e Irani, që do ndeshen mes tyre duke filluar prej orës 21:00. Gjykimi i duelit Angli-Iran i është besuar brazilianit Raphael Claus.
Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi B
ANGLI-IRAN 3-0 (Bellingham 35′, Saka 43′, Sterling 45+1′)
Kronika e ndeshjes:
45+11′ Irani kërcënon portën e Pickford, por gjuajtja e Alireza Jahanbakhsh është e pasaktë.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/11/irani.webm?_=1
45+1′ Vjen edhe goli i tretë për Anglinë, Asist i Harry Kane, gol i bukur i Raheem Sterling, i pari për të një Botëror.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/11/Sterling-goli.webm?_=2
43′ Anglia realizon edhe golin e dytë. Maguire ul një top nga këndorja për Bukayo Saka. Talenti i Arsenalit tund rrjetëm falë një gjuajtjeje fantastike.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/11/Saka-gol.webm?_=3
35′ Anglia në avantazh. Krosim i Luke Shaw dhe finalizim i bukur me kokë i Jude Bellingham. Festë angleze në stadium.
https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/11/Bellingham-gol.webm?_=4
Gareth Southgate nuk “zhgënjen”. Trajneri i Anglisë ka përzgjedhur Harry Maguire në formacionin titullar ndaj Iranit. Edhe pse është shndërruar në lojtar stoli te Manchester United, Maguire mbetet i besuari i teknikut të “Tre Luanëve”, që edhe në konferencën për shtyp para sfidës deklaroi: “Harry është një lojtar teknikisht lart me topin”.
Lojtarët e tjerë të mbrojtjes në formacionin titullar janë Kieran Trippier, John Stones dhe Luke Shaw. Declan Rice, Jude Bellingham e Mason Mount formojnë treshen mesfushës, ndërsa në sulm rreshtohen Bukayo Saka, Raheem Sterling dhe Harry Kane.