Tre kontrollorët e ndaluar pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit do të dalin nesër para Gjykatës. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për kontrolloren Flora Ndreca dhe arrest me burg për dy kontrollorët Armando Fezgën, kreu i sindikatës dhe Muhin Mezini.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rinisi sot fluturimet komerciale pas pezullimit të tyre për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Protesta e tyre solli bllokim të aeroportit për dy ditë.
Mbi 20 kontrollorë të Albcontrol u morën në pyetje, teksa tre prej tyre u arrestuan për shpërdorim detyre.