SPB e Kumanovës kanë ngritur padi kundër tre personave me iniciale E.B (24), S.V (21) dhe A.V (45), që të gjithë nga Kumanova, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “dhunë”, kanë informuar nga MPB.
Më datë 02 shtator 2019 në një lokal në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë kanë sulmuar fizikisht bashkëqytetarin e tyre me iniciale S.A (21) nga Kumanova.