Tre lëngje të shtrydhura që duhet t’i konsumoni patjetër në Nëntor

I ftohti i dimrit thjesht na tundon të qëndrojmë në divan së bashku me ushqimet tona të preferuara. Dhe kjo nuk është absolutisht e ndaluar (në të vërtetë: herë pas here, ne ju rekomandojmë), ju mund të përpiqeni të balanconi dietën tuaj duke shfrytëzuar vetitë e dobishme të lëngjeve të shtrydhura.

Marketing

Përdorimi i lëngjeve në fakt, nuk siguron sasinë e fibrave të nevojshme për trupin tonë (siç mund të bëjnë smoothie-t, të cilët nuk eliminojnë asnjë pjesë të ushqimit dhe janë më të plota), por sigurisht që na ndihmojnë për të ngjyrosur ditët e nëntorit në mënyrë të shëndetshme dhe të shijshme!

Antioksidant – Portokall, kivi, karota, limon
Ky lëng i bazuar në portokall dhe karota, produkte tipike të muajit nëntor, është ideal për të ndihmuar trupin tuaj, falë aftësive antioksidante të këtyre ushqimeve, të cilat parandalojnë plakjen e qelizave dhe i mbrojnë ato nga faktorët e stresit.

Energjizues – Mollë, selino, kivi, dardhë
Nëntori është një muaj veçanërisht gri dhe i lodhshëm, i cili na merr energjitë: për t’i rikuperuar ato, ju sugjerojmë këtë lëng të bazuar në mollë dhe selino! Do të jetë zgjidhja e përsosur për ditët tuaja të punës ose për udhëtimet e fundjavës jashtë qytetit.

Ushqyes – Spinaq, selino, bietola, kastravec,
Lëngu i fundit i centrifuguar që ju sugjerojmë të provoni në nëntor është tërësisht i bazuar në perime: duke përjashtuar sheqernat e frutave, sigurisht që është propozimi më i shëndetshëm! Ju mund të ndryshoni përbërësit sipas shijeve tuaja: e rëndësishme është të zgjidhni perime me një përqendrim të lartë uji dhe kaq.