Tre lojtarë nga FC Malisheva marrin ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës

16:02 | 19 Maj 2021

Marketing

FC Malisheva me të inkuadruar në Superligë ka marrë lajme të mira për lojtarët e tyre.

Tre lojtarë  të FC Malishevës kanë marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ka konfirmuar kryetrajneri i klubit, Arsim Thaçi.

Albion Rrahmani, Donart Vitija dhe portieri Flamur Gashi janë tre lojtarët që i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, grup mosha U-21.

Lajmin për TV Malisheva e ka konfirmuar  kryetrajneri i FC Malishvës, Arsim Thaçi.

Kujtojmë se FC Malisheva ditë me parë ka fituar titullin në Ligën e Parë duke kaluar kështu në garë të Supërligës.

Marketing