Tre muaj burg me kusht për policët që fotografuan Çavkovin në Idrizovë

Tre muaj burg me kusht janë dënuar dy policët, të cilët në mënyrë joligjore fotografuan ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov në burgun e Idrizovës.

Marketing

“Është sjellur aktgjykim, me të cilin dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale “inçizim të paligjshëm” dhe ju është shqiptuar dënim prej 3 muaj burg, me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale”, thonë nga Gjykata Penale për Makfaks.

Përndryshe, më 30 nëntor 2017 dy policët të cilët kanë qenë kujdestar në burgun e Idrizovës, pasi e kanë vërejtur që Çavkov kishte dalur të shëtiste në oborrin e burgut, e kanë fotografuar dhe të njëjtat i kanë shpërndarë tek kolegët e tyre dhe në rrjetet sociale.

Këto fotografi më pas u shpërndanë me të madhe në internet, ndërsa kishte edhe prej atyre që talleshin me ish-udhëheqësin e BSP-së, Mitko Çavkov, i cili është i akuzuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Marketing