Tre muaj nga sulmi, policia identifikon pjesëtarët e grupit që vepruan në Banjskë

Tre muaj pas sulmit në Banjskë, Policia ka arritur të identifikojë 25 pjesëtarë të grupit paraushtarak serb, ndërkaq Inteligjenca ka identifikuar edhe 12 të tjerë.

Marketing

Ditën e sulmit, tre nga terroristët u vranë, dy të tjerë u kapën, e i treti është arrestuar më vonë. Në mesin e terroristëve të identifikuar është edhe njeriu që besohet se shtypi butonin për ta aktivizuar minën e kurdisur në barrikadë, nga e cila u vra polici Afrim Bunjaku. Për pjesën më të madhe të tyre janë dhënë dëshmi nëpërmjet imazheve.

Krahas 37 serbëve të dyshuar, në sulm morën pjesë edhe Igor Milenkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Stefan Nedeljkoviç, të cilët u vranë nga policia gjatë përballjes së armatosur më 24 shtator. Ndërsa tre të tjerë ka arritur t’i arrestojë.