Tre muaj pa rroga, protestojnë të punësuarit në “Ujësjellësi-Kanalizimi” në Tetovë

Punëtorët e ndërmarrjes komunale publike në Tetovë, protestuan për shkak të mos pagesës së rrogave të tyre nga komuna tashmë 3 muaj, thonë se nuk kanë ndërmend të nisin punën pa parë rrogat dhe honorarët që u takojnë.

Marketing

“Ne që jemi me vendime dy muaj e gjysmë, rrogat nuk i kemi të marra, sigurimet nuk paguhen, në spital s’mund të shkojmë. Ne jemi të ngarkuar edhe me kredi, jemi nëpër përmbarues, kështu që na ka ardhur thika në palcë të kocit.”, – tha një punëtor i NKP- Ujësjellësit.

“Këto punëtorë nuk kërkojnë të rriten rrogat, por t’u jepet rroga elementare që u takon.”, – theksoi një punëtor i NKP- Ujësjellësit.

“Unë jam me kontratë mujore. Tre muaj e gjysmë nuk kemi marrë rroga.”, – u shpreh një punëtor tjetër i NKP – Ujësjellësit.

Nga komuna e Tetovës nuk deshën të prononcohen lidhur më këtë situatë. Muaj më parë komuna mori vendim të ndihmojë NKP-në dhe të paguajë rrogat e të punësuarve atje. Përveç punëtorëve të NKP edhe ndërmarrjet e tjera komunale kanë problem me mospagesat e rrogave dhe kontributeve.