Ka përfundur raundi i parë i bisedimeve ndërmjetësuese mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas mediave greke bëhet me dije se takimi është zhvilluar në Stamboll dhe në fokus mendohet të ketë qenë çelja e bisedimeve për çështjen e detit. Takimi ka zgjatur më shumë se tre orë por ende nuk është bërë me dije asnjë detaj i diskutimit mes palëve.
Ndërkaq, njoftohet se diplomatët grekë do të largohen nga Stambolli në orën 15:00 (me orën greke).