Tre policë që luftuan dje me terroristët ishin shqiptarë nga Kosova, tha ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vienë.Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.
Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vienë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak.
Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, – tha ajo.