20/11/2024
Ballina Lajme Botë Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

Marketing

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2022 i ka takuar kimistëve dy amerikanë Carolin Bertozzi e Barri Sharpless si dhe danezit Morten Meldal, për zhvillimin e kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale.

Shkencëtari amerikan, Barry Sharpless dhe danezi 58-vjeçar Morten Meldahl u vlerësuan për punën e tyre në fushën e kimisë së klikimit, një formë e re e kombinimit të molekulave. Kjo përdoret kryesisht në zhvillimin e trajtimeve farmaceutike, për hartimin e ADN-së ose krijimin e materialeve të reja.

 

Ndërsa 55-vjeçarja amerikane Carolin Bertozzi spikati me zbulimin e kimisë bioortogonale, një reaksion kimik i përshkruar si i aftë të vendoset në një organizëm të gjallë, por pa prishur apo ndryshuar përbërjen e tij kimike.

Zbulimi i Bertozzi-t, hap rrugën për të përmirësuar efektivitetin e trajtimeve kundër kancerit.

 

Për amerikanin Barri Sharpless ky është çmimi i dytë Nobel. Në vitin 2002 ai u vlerësua për gjetjet e tij në teknikën e katalizimit asimetrik, e cila konsiston në formën e kimisë së thjeshtë dhe të besueshme, ku reagimet ndodhin shpejt dhe shmangen nënproduktet e padëshiruara.