Tre shqiptarë me notë mesatare 10 në Universitetin “Kirili dhe Metodi”

Katër nga 23 studentët që Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” sot i shpërbleu janë me mesatare 10. Të gjithë kanë diplomuar me sukses të shkëlqyer në ciklin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/2017.

Marketing

Rektori i USHKM-së, Nikolla Jankullovski, theksoi se studentët më të mirë me sukseset e tyre të arritura gjatë studimeve marrin pjesë në definimin e drejtimeve në ngritjen e vazhdueshme të kualitetit të studimeve në këtë universitetin si më i vjetri, më i miri dhe më i madhi në vend.

Në listën e studentëve më të mirë të diplomuar në vitin akademik 2016/2017 janë edhe tre shqiptarë.

Erblin Braimi, i diplomuar në Fakultetin filozofik në Shkup, në programin studimor – Siguri, mbrojtje dhe paqe, me notë mesatare 10.

Lindita Bakiu, e diplomuar në Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në programin studimor – Përkthim dhe interpretim (gjuhë shqipe – gjuhë amtare), me notë mesatare 9.93.

Esra Iljazi, e diplomuar në Fakultetin arkitektonik në Shkup, në programin studimor – Studime të integruara pesë vjeçare të ciklit të parë dhe të dytë në arkitekturë, me notë mesatare 9.24 (koha.mk)

Marketing