Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga virusi korona.
Njoftimin e dha Ministria e Punëve të Jashtme pas informatave të marra nga Ministria e jashtme japoneze. Në kumtesë thuhet se deri më tani, virusi korona është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.
Nga Ministria e jashtme e Maqedonisë së Veriut thonë se vazhdojnë me ndjekjen e gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij në vend.