Tre persona janë lënduar, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident komunikacioni rreth orës katër të mëngjesit të sotëm në udhëkryqin e bulevardeve “Aradhet partizane” dhe “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Aksidenti kishte ndodhur ndërmjet veturës me targa të Shkupit “mercedes” e drejtuar nga A.B. (25) nga fshati Maja e Zezë në Shkup dhe automjetit “pezho” të drejtuar nga B.T. (39) nga Shkupi.
“Pas aksidentit, shoferi A.B. ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndimet në trup, ndërsa shoferi B.T. dhe bashkudhëtari i tij T.V. (53) nga Shkupi janë dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nëna Terezë’ ku nga ana e mjekut personit B.T. i janë konstatuar lëndime në trup, ndërsa bashkudhëtarit T.V. i janë konstatuar lëndime të rënda në trup”, kanë thënë nga MPB.