Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 njerëz dhe duke i plagosur 11 të tjerë, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper.
Izamil është port shumë i rëndësishëm për eksportimin e drithërave të Ukrainës dhe ndodhet në kufi me anëtaren e NATO-s, Rumaninë.
Ky port ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse.
Autoritetet rumune në rajonin Tulcea matmë kufirit me Izmailin lëshuan një alarm për publikun, duke paralajmëruar se dronët ndodheshin shumë pranë kufirit.
Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme raketore dhe me dronë në rajonet Herson, Mikolaiv dhe Sumi.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL