Tre të vdekur nga tajfuni i fuqishëm në Filipine

Një tajfun i fuqishëm ka kaluar në jug të ishujve Filipine të shtunën me shpejtësi të erës prej 200 km në orë, i shoqëruar me reshje të mëdha, duke lënë të vdekur tre persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha nga vërshimet.

Marketing

Tajfuni i emëruar Mangkhut Mangkhut, që tek banorët lokal njihet si Ompong,çoi reshjet dhe erërat në tërë ishullin Luzon, në të cilin jeton gjysma e popullsisë.

Dy punonjës shpëtimi mbetën të vdekur derisa tentuan të shpëtojnë njerëzit e ngujuar, tha Ricardo Jalad, kryesues i Agjencisë së Katastrofave. Autoritetet deklaruan se një trup është gjetur në Manila.

Agjencia e Motit në Filipine, ka thënë se është ulur niveli i rrezikshmërisë, por ka paralajmëruar se rreziku është larg përfundimit, për shkak se stuhitë po vazhdojnë dhe reshjet e shiut mund të provokojnë vërshime të tjera.

Marketing