Tre të vrarë dhe një i plagosur në Horgosh në zonën kufitare Serbi-Hungari

Tre emigrantë janë të vrarë në përleshjen e mëngjesit midis dy grupeve në një objekt të boshatisur të një ish-kombinati bujqësor në afërsi të vendbanimit Horgosh që shtrihet në zonën kufitare Serbi-Hungari, transmeton INA lajmin e fundit të medias serbe N1.

Marketing

Në këtë përleshje, edhe një emigrantë tjetër ka mbetur i plagosur. Policia serbe ka ndërmarrë masat në terren dhe se pritet të jepen hollësi për incidentin. (INA)