Tre trupa të pajetë janë gjetur në fshatin Cërveni Bregovi të Negotinës

Tre trupa të pajetë janë gjetur sot në fshatin “Cërveni Bregovi” të Negotinës. Këtë informacion për MIA-në e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Publike-Kavadar.

Marketing

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka kryer hetime në vendngjarje në fshatin “Cërveni Bregovi” të Negotinës, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar, janë gjetur tre trupa të pajetë, mes tyre dhe një fëmijë 14 vjeç. Gjatë hetimit fillestar, është konstatuar se tek personat nuk janë konstatuar gjurmë dhune. Trupat e pjete me urdhër të Prokurorit publik dërgohen për obduksion. Gjithashtu prokurori ka dhënë urdhër për ekzaminimin e gjendjes së rregullt të aparatit të gazit në të cilin janë ngrohur personat, tanimë të ndjerë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Marketing