Tre vajza nga një shkollë e mesme në Shkup kanë publikuar video kërcënuese në Tik Tok

Përmes rrjetit social “Tik-Tok”, tre nxënëse të një shkolle të mesme në Shkup, kanë kërcënuar një nxënëse tjetër të shkollës ku kanë mësuar. Rasti është denoncuar në MPB, të cilët i kanë ftuar për bisedë të katër të implikuarat dhe prindërit e tyre.

Marketing

“Më 05.05.2023, zyrtarë policor të Stacionit Policor Qendër pranë SPB-Shkup kanë kryer bisedë zyrtare me E.R (18) dhe tre 17-vjecare të mitura, të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Shkup, ku kanë marrë pjesë edhe prindërit e tyre, pas denoncimit nga punonjës të shkollës se nxënëset nëpër rrjete sociale kanë postuar përmbajtje kërcënuese ndaj nxënëses dhe personave tjerë”, thonë nga MPB.