Tre vende të NATO-s do ndërtojnë bunkerë përgjatë kufirit me Rusinë

60 milionë euro do të shpenzojnë Letonia, Lituania dhe Estonia për t’u përforcuar përkundrejt “ariut rus” që mbetet një kërcënim konstant për sigurinë e tyre që nisja e ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Marketing

Tre vendet baltike të BE-së dhe NATO-s do të investojnë në ngritjen e bunkerëve përgjatë kufirit me Rusinë, ndërkohë që Putin dhe Brukseli në deklarata me tone të larta paralajmërojnë se do të rrisin rezervat e tyre të armëve për të qenë gati për luftë.

“Projekti, i cili do të kushtojë afërsisht 60 milionë euro, siguron gatishmërinë për të luftuar armikun që në momentin e parë”, thonë zyrtarët e NATO-s sipas gazetës “The Sun”.

Si pasojë e masakrës pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë, ministrat e mbrojtjes të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë ranë dakord të merrnin masa që të mos kishin të njëjtin fat.

Tre vendet baltike do të ndërtojnë një “rrjet të gjerë fortifikues” përgjatë kufirit me Rusinë për të parandaluar pushtimin e Putinit, ndërsa ekziston frika se do të shpërthejë një Luftë e III Botërore.

Ndërtimi i strehimoreve do të nisë fillimisht në Estoni, me ministren e Mbrojtjes së vendit, Susan Lilleveli qëka sqaruar se përparësia përfundimtare është të sigurohet gatishmëria “për të luftuar armikun që në momentin e parë”.

Estonia, sipas “The Sun”, planifikon të ndërtojë 600 bunkerë rreth pikave të kalimit kufitar të Narvës në veri dhe Voru në jug të vendit.