Tre viktima dhe 109 raste të reja me Covid 19

Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1486 testime ndërsa janë regjistruar 109 raste të reja me koronavirus.

Marketing

Rastet janë regjistruar në: Shkup-40, Kumanovë-10, Shtip-3, Prilep-12, Tetovë-6, Strugë-4, Manastir-6, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.
Tre persona kanë humbur jetën.

Marketing