Tre-vjeçari gjerman hyn në ‘botën e artit’ me spërkatje mjeshtërore të bojës në pëlhurë

Tre vjeçari Laurent Schwarz ende mban bebelima por pikturat e tij spontane i kanë dhënë famë në rrjetet sociale aq sa tashmë njihët si “mini-Pikaso” i Gjermanisë.

Marketing

Në studion e prindërve të tij në qytezën bavareze të Neubeuern, i vogli është gjithmonë i zënë duke krijuar punime artistike me përplasjet e bojës ne pelurë, ne kuadro shpeshherë disa herë më të mëdha se ai vete.

Sa herë nuk është duke luajtur me lodrat e tij, femija përhap bojën akrilike në pëlhurë me furça, me rrulë ose thjesht me gishtat e tij, për të krijuar pjesë kaotike arti abstrakt.

Prindërit e tij thonë se punimet kanë tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe të galerive, duke u shitur me çmime serioze.

Ata insistojnë se është pasioni artistik i Laurent që ka sjellë interesin e medias dhe famën e pikturës.

Nëna e tij 33-vjeçare Lisa Schwarz tha për rrjetin AFP se familja zbuloi talentin e Laurent vitin e kaluar me pushime, në një hotel që kishte studio pikture.

Ajo me bashkëshortin Philip i blenë pëlhurë penelë dhe bojra, dhe shpejt të gjithë donin të shikonin punimet e mjeshtrit të vogël.

Ata hapën një llogari në rrjetet sociale ku tregonin aktivitetin artistik, dhe u habitën nga reagimi.

“Brenda disa javësh kishim rreth 10,000 ndjekës,” thotë Lisa, duke shtuar se më pas erdhi interesi i galerive, dhe i gazetave në Gjermani që e quanin “mini-Picaso”.

Laurent nuk është fëmija i parë artist që kap vëmendjen e publikut teksa dhe në 2022, 10-vjeçari amerikan Andres Valencia ka shitur piktura me tematikë nga Picasso për dhjetra mijëra dollarë.

Ndërsa në fund të viteve 1990, artistja amerikano-rumune Alexandra Nechita është krahasuar shpesh me mjeshtrat e mëdhenj që në moshën 12 vjeçare.

Prindërit e Laurent thonë se janë të habitur për interesin e artit të birit të tyre.

“Për momentin janë të gjitha të shitura, por Laurent vazhdon të pikturojë të reja,” thotë babai 43 vjeçar Philipp.

Prindërit thonë se po i ruajnë paratë e pikturave në një llogari të veçantë që ai të mund t’i përdorë kur rritet, shkruan rrjeti AFP.

Marketing