Më 21.07.2018 në ora 11,40 në Shkup, në hyrje të Tregut të Gjelbërt, nga ana e zyrtarëve policor, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale „vjedhje “ janë arrestuar N.Z(19), M.D(41), A.D(27), të gjithë nga Bullgaria.
Të njëjtit janë dërguar në Stacionin policor në Shkup, për procedurat e mëtutjeshme, njoftojnë nga MPB-ja.