Tre yje të United nuk udhëtojnë me ekipin drejt Gjermanisë për ndeshjen e nesërme kundër Bayernit

Mason Mount, Raphael Varane dhe Harry Maguire do të mungojnë nesër për Manchester United në përballjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Mount dhe Varane u rikthyen në stërvitje sot në mëngjes, por nuk janë rikuperuar në kohë nga lëndimet e tyre për tu nisur drejt Gjermanisë, raporton KosovaPress.

Maguire gjithashtu stërviti me skuadrën por do të mungojë, me United që e ka konfirmuar që ai ka pësuar një lëndim.

Treshja në fjalë që do të mungojë nesër paraqet më shumë probleme për Erik ten Hag, skuadra e të cilit ka humbur tre nga pesë ndeshjet e para të këtij sezoni.