Tregime trishtuese të të mbijetuarve nga Maqedonia që u rrokullisën me autobus në Serbi

Të mbijetuarit në aksidentin që ndodhi në Serbi me autobusin e mbushur me qytetarë të Maqedonisë kanë treguar momente trishtuese.

Marketing

“Kur u zgjova dëgjova ulërima. Pashë njerëz me koka dhe duar të përgjakshme, si dhe dëgjova se dikush kishte vdekur”, tregon një djalë nga Manastiri, qën ishte një prej udhëtarëve të linjës Manastir – Vjenë, i cili u rrokullis pranë Leskovcit në Serbi. Në atë aksident të rëndë trafiku, tre shtetas maqedonas vdiqën dhe 32 vetë pësuan lëndime të vogla dhe të rënda.

Sipas mediave serbe, fajtor për rrokullisjen e autobusit ishte rruga e rrëshqitshme, bora dhe akulli.

Në vendin e ngjarjes vidqën një burrë dhe dy gra, kurse në mesin e udhëtarëve të plagosur është edhe një fëmijë 1.5 vjeç dhe një tejëtr fëmijë 2 vjeçar.

Katër pasagjerë kanë lëndime të rënda dhe janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike në Nish, ndërsa ata janë jashtë rrezikut për jetë kurse gjendja e tyre monitorohet vazhdimisht.

“Nuk e di se kush I thirri shërbimet emergjente dhe policinë, por shpejt arritën disa makina të ndihmës së shpejtë dhe mjekët kanë hyrë në autobus. Menjëherë na ndihmuan. Pastaj erdhën zjarrëfikësit, mendoj se janë nga Leskoci, të cilët na larguan nga autobusi”, thotë djali nga Manastiri, i cili në këtë aksident e kishte lënduar dorën,

Siç u tha nga të plagosurit, nuk e dinë se si erdhi deri të aksidenti tragjik, sepse kryesisht të gjithë në atë moment ishin në gjumë.

Udhëtarët janë kryesisht të rinj dhe disa prej tyre kanë thënë se ishin nisur për të punuar në Vjenë.

Të gjithë pasagjerët e autobusit të përmbysur kanë marrë ushqime dhe janë vendosur në reparte me shtretër bosh duke pritur për t’i marrë një tjetër autobus nga Maqedonia.

Sipas drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Leskovc, Nebojsha Dimitrijevic të plagosurit që janë në gjendje më të vështirë ishin vendosur nën kujdesin intensiv, ndërsa ka nga ata që kanë ndërhyrje kirurgjikale dhe ortopedi.