Tregtari dërgon gabimisht në adresë të doganës 10 thasë marihuanë!

Dogana në Bazel të Zvicrës është përballur me një rast të rrallë e të çuditshëm. Në adresë të tyre kishte ardhur javën e kaluar një paketë misterioze.

Marketing

Punonjësit e Administratës Federale të Doganave hapën një paketë marrësin e së cilës nuk mund ta gjenin.

Kur e hapën atë, vërejtën se në të kishte 12.4 kilogramë marihuanë.

Një paketë nga Spanja në Belgjikë kishte zbritur gabimisht në Zvicër, sepse të dyja vendet kanë të njëjtin kod postar.

Dhjetë thasët më marihuanë u vërtetua se kishin ardhur gabimisht dhe në destinacion të gabuar.