Tregtia me njerëz, Maqedonia shënon 7 viktima për këtë vit

Sipas hulumtimeve të Organizatës Ndërkombëtare për migrim numri i viktimave të tregtisë me njerëz në nivel global është në rritje e sipër. Viktima të tregtisë me njerëz janë zakonisht femra dhe fëmijë. Mosha mesatare e viktimave është rreth 30 vjet tek të rriturit ndërsa 11 tek fëmijët, ndërsa forma më të theksuara të tregtisë janë shfrytëzimi seksual dhe martesat e hershme. Nga Organizata Ndërkombëtare për migrim thonë se janë shtuar mekanizmat mbrojtës dhe parandalues dhe janë optimist për ulje të shifrave në të ardhmen.

Marketing

Tregtia me njerëz është krim shumë përfitues. Vetëm tregtarët e armëve dhe drogës përfitojnë më shumë në krahasim me tregtarët me shitjen e njerëzve. Për fat të keq në nivelin botëror tregtia me njerëz nuk po ulet, ajo është në rritje. Nëse sot e krahasojmë tregtinë me njerëz me atë që ka qenë para 20 viteve do të konstatojmë se tregtia me njerëz është rritur”- tha Sonja Bozhinovska nga Organizata Ndërkombëtare për migrim Shkup.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se edhe vendi jonë nuk përjashtohet nga dukuria e tregtisë me njerëz por se çdo shtet duhet të luftoj në mënyrë të vazhdueshme këtë dukuri.

Lufta jonë dhe vëmendja jonë kundër kësaj të keqe që i bëhet njerëzimit duhet të jetë e fokusuar në të gjithë 365 ditët sepse çdo ditë në botë përafërsisht mijëra njerëz bëhen viktima të trafikut njerëzor. Rezultatet dhe përkushtimi jonë i përbashkët për trajtim efikas me këtë dukuri kriminele e radhisin Maqedoninë në ata vende që kanë vendosur të përballen në mënyrë serioze me këtë sjellje devijante. Fakt për këtë është përkushtimi i qeverisë”- theksoi Magdalena Nestorovska, sekretare në Ministrinë e brendshme.

Ndërkohë, Jovana Trençevska nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale thotë se vazhdimisht bashkëpunojnë me Ministrinë e Brendshme dhe Organizatat joqeveritare për identifikimin dhe risocializimin e viktimave të tregtisë me njerëz. Për këtë qëllim kanë vendosur 5 ekipe në teren në Shkup, Kumanovë, Manastir, Gjevgjeli dhe Tetovë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kompetencat e saj punon me përkushtim në përmirësimin e politikave për parandalimin e viktimave të tregtisë me njerëz. Gjatë vitit 2018 janë identifikuar 7 viktima të tregtisë me njerëz në krahasim me vetëm 2 të identifikuar në vitin 2017. Grupet në terren kanë identifikuar 76 viktima potenciale të tregtisë me njerëz dhe 172 persona të kategorisë së rëndë”- pohoi Jovana Trençevska, sekretare në Ministrinë e punës dhe politikës sociale.

Me rastin e ditës botërore kundër tregtisë me njerëz ka filluar kampanja për ngritjen e vetëdijes për rreziqet lidhur me tregtinë e njerëzve. Ky projekt është i financuar nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa realizohet nga Organizata Ndërkombëtare për migrim- Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale.

Marketing