Trençevska me thirrje ndaj edukatoreve në çerdhe: Pranoni fëmijët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u bëri thirrje edukatoreve të çerdheve që ta normalizojnë procesin në punës dhe të pranojë fëmijët në çerdhe.

Marketing

“Si qeveri dhe si ministri që kujdeset jo vetëm për kujdesin e fëmijëve, por edhe për avancimin e kuadrit në çerdhe, jemi përcaktuar fuqishëm për ta vazhduar dialogun social nga ku priten të dalin zgjidhje për të gjithë”, shpreh Trençevska.

Ajo shtoi se qeveria dhe MPPS kanë dëshmuar se kujdesen për kuadrin në çerdhe dhe se paga e punonjësve në çerdhe për 4 vite është rritur për 21%.

“Dialogu social është e vetmja mënyrë për të marrë vendime të përbashkët. Kështu arritën marrëveshjen për pagën minimale dhe pensionet dhe kështu do ta zgjedhim edhe këtë sfidë”, tha Trençevska.