Politologu Xhenur Iseni ka komentuar podkastin e kryediplomatit Bujar Osmani, INFORMALE.
“Podcasti si format inovativ po merr hov kudo. Interesante për të dëgjuar një anë tjetër, jo vetëm e njerëzve të zakonshëm, por edhe të politikanëve. Në fakt, një anë ndryshe të politikanëve duam ta njohim të gjithë ne. Hap i guximshëm i Osmanit për të qenë në trend me podcast, si media unike.
Është kohë e vlerave dhe nuk duhet zgjedhur mënyra se si t’i rrahim idetë dhe vizionet tona. Toni i Osmanit është menaxherial, jo hilialist dhe nuk premton se metodologjia e tij do ta kthejë këtë shoqëri në një parajsë moderne. Vizioni i proklamuar në Podcast duket mjaft modest. Një shoqëri e informuar në këtë mënyrë do të jetë një shoqëri që funksionon me më pak probleme…”, ka shkruar Iseni në facebook.
Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të shtetit.
Linku i podkastit: https://www.youtube.com/watch?v=BaMfQbI_hCQ&t=2s