Treni kaplohet nga zjarri, të paktën 64 të vdekur

Të paktën 64 pasagjerë vdiqën kur një tren që udhëtonte nga qyteti pakistanez, Karaçi për në Rawalpindi u përfshi nga zjarri.

Marketing

Ministri për hekurudha, Sheik Rashid Ahmed, tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cilindri gazi që u përdor nga pasagjerët që gatuanin mëngjes.

Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën tre karroca, transmeton rtv21.tv.

Sipas zyrtarëve të cituar në mediat lokale, shumë nga viktimat vdiqën ndërsa u përpoqën të hidheshin nga treni që digjej.

30 të tjerë raportohet se janë lënduar dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të shtohet.

Aksidenti ndodhi afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab.

Pakistani ka një histori të aksidenteve hekurudhore me vdekje të shumta. Në korrik, 11 njerëz vdiqën në një aksident dhe katër të tjerë vdiqën në një tjetër aksident në shtator. Në vitin 2007, të paktën 56 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 120 të tjerë mbetën të lënduar në një përplasje pranë Mehrabpur. Dhe në vitin 2005, më shumë se 130 njerëz u mbyten kur tre trena u përplasën në provincën Sindh në një nga katastrofat më të këqija të vendit.