Nje aksident ka ndodhur në Hamburg ku një tren është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes, të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur ku më rëndë është njëri prej tyre i cili është në rrezik për jetën.
Sipas autoriteteve gjermane, 269 personat që ndodheshin në tren kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndërkohë policia dhe organet kompetente janë duke vijuar me hetimet për dinamikën e plotë të kësaj ngjarje.