Integrimi evropian tani më është ne duart tuaja. Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe bëhuni pjesë e Unionit Evropian. Ky ishte mesazhi i ministrave te Evropës të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë pas takimit me zv.kryeministrin për çështje evropiane Bojan Mariqiq.
Ata garantuan se pas kyçjes së bullgarëve në Kushtetutë, nuk do të ketë kërkesa të tjera, kurse vendi nuk do të ketë më shansin për marrëveshje më të mirë.
“Ky diskutim rreth ndryshimeve kushtetuese, nuk do të tërheq kërkesa të reja nga pala Bullgare, apo nga ndonjë vend tjetër dhe këtë RMV në menyrë automatike do të automatikisht jeni në fazën tjetër të negociatave. Dua të jem i qartë, ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju keni 22 objektiva që mendoj se do t’i përmbushni”, u shpreh sekretari shtetërore për BE e Francës, Llorens Bun.
“Këto ndryshime do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut shembull të një shteti multi-etnik. I inkurajojmë të gjithë personat, dhe aktorët politik në RMV, që ta mbështesin Qeverinë që ta tejkalon këtë hap të rëndësishëm e cila qonë drejt BE-së, dhe me sukses ti sjellë amandamentet kushtetuese”, theksoi ministrja për çështje evropiane dhe klimatike e Gjermanisë, Anna Liermann.
“Vendimi tani gjendet në duart e klasës politike në Maqedoni, dhe janë dakorduar ndryshime në kushtetutë në mes mes RMV dhe BE e të cilat ndryshime do tju mundësojnë që të vazhdoni në hapin tjetër, apo më mirë të them hapin më vendimtarë integrimi në Bashkimin Europian, dhe kjo do të jetë një vendim serioz për RMV”, u shpreh ministri për evropën i Polonisë, Shimon Shinkovski Vell Sink.
Nga ana tjetër zv.kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariqiq u shpreh se qeveria është e vendosur për të përmbushur në kohë detyrimet dhe në këtë mënyrë të bëhet pjesë e BE-së.
“Kishim bisedime të frytshme dhe debat të hapur, ku temë kryesore sigurishtë se ishte procesi I bisedimeve, përshpejtimi I saj më I shpejtë, e ardhmja e zgjërimit e BE-së pas kontestit të ri gjeopolitik, me të vetmin përfundim se ne e kemi vendin në BE, dhe tash me të vërtet është koha që të sjellim vendime të guximshme dhe riafirmim të koncenzusit politik”, theksoi zv.kryeministër për çështje evropiane – RMV, Bojan Mariciq.
“Treshi i Vajmarit” do të takohet me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare. Siç është paralajmëruar, nesër Ministrja për Evropën dhe Klimën e Gjermanisë, Anna Liermann, do të marrë pjesë në aktivitetin me temë: “Përgatitja për zgjerimin e BE-së”.