Në Kosovë janë të konfirmuara tri raste të variantit britanik të coronavirusit.
Këtë e bëri të ditur në RTV21, Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.
Sadiku tha se të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh.
Ai tutje theksoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.