Tri vatra aktive të zjarrit, MPB dhe ekspertët francez intervenojnë në rajonin e Sarajit

Aktualisht ka tri zjarre aktive në vend, ndërsa pesëdhjetë anëtarë të Ministrisë së Brendshme (MPB) dhe disa ekspertë francezë po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit në fshatin Raoviç, tha Nadica V’çkova nga Qendra e Menaxhimit të Krizave(QMK).

Marketing

“Mbrëmë, në afërsi të fshatit Raoviç në Saraj ka shpërthyer zjarr, ku për një moment janë parë 10 pika të zjarreve në një linjë prej 2 km dhe një pikë e veçantë e zjarrit, 5-6 km nga pikat e tjera. Mëngjesin e sotëm janë vërejtur zjarre me mundësinë për tu përhapur nga fshati Bukoviç në fshatrat Çajlanë dhe Matkë. Për momentin, Ministria e Brendshme dhe ekspertët francezë për shuarjen e zjarrit po ndërhyjnë në këtë vend”, tha Vaçkova.

Zjarri në hapësirën midis fshatrave Barovo dhe Veshje është ende aktiv dhe është përhapur në pllajën e Vitaçevës, drejt fshatit Stragovo të Kavadarcit.

Rreth 60 pjesëtarë të policisë po veprojnë në Barovo së bashku me pjesëtarët e ushtrisë, ndërkaq ka zjarr aktiv edhe në zonën e fshatit Gorno Melniçani dhe Qendër Zhupë.