Kolumnisti Branko Triçkovski në tekstin e tij më të ri ka nxitur druajtjet dhe pesimizmin se politika do mund të nxjerrë kandidatë presidencial, të cilët do të ishin mjaft karizmatik për të siguruar censusi, gjegjësisht dalje të votuesve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në pranverë, njofton Portalb.mk.
“Për LSDM-në do të jetë goditje e madhe nëse nuk ia del të sigurojë census për kandidatin e tyre. Ndërsa kjo do të jetë goditje e rëndë edhe për vetë kandidatin. Do të jetë goditje edhe për Maqedoninë, por jo aq e rrezikshme, sepse zotëri Talat Xhaferi, jam i sigurt, shumë mirë do ta kryejë edhe funksionin e ri. Zgjedhjet parlamentare si modus për të rritur daljen, janë mënyrë e maksimizimit të dëmit të përgjithshëm për fitim të vogël në anën tjetër. Nuk guxon të lejohet që një grup i mposhtur kriminelësh ta diktojë agjendën politike të Maqedonisë Veriore, vendin që ata nuk e njohin”, ka shkruar Triçkovski.
Nëse nuk sigurohet censusi për zgjedhje të presidentit, boshllëkun si shef të shtetit e plotëson kryetari i Kuvendit. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, edhe pse kishte marrëveshje mes VMRO–DPMNE me BDI, mezi u sigurua edhe censusi prej 40 për qind.